Kosova

Dy viktima dhe 2.243 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 24 janar, janë regjistruar 2.243 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 8.416 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20.73 për qind.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 465 persona janë shëruar, derisa 19.519 persona janë ende aktivë me koronavirus.