Maqedonia

Dy viktima dhe 141 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut sot për një pacient të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.

Pas testimit të 18485 mostrave, Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 532.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 88-vjeçare nga Shkupi, kurse në kushte shtëpiake jetë ka ndërruar një paciente 80-vjeçare nga Kërçova.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,357 persona.

Prej tyre, 8,662 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,163.