Maqedonia

Dy mërgimtarët në Zvicër dhurojnë 180 mijë franga për të prekurit nga tërmeti

Dy mërgimtarë që jetojnë në Zvicër dhurojnë 180 mijë franga për të prekurit e tërmetit

Këtë të diel në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ishin të pranishëm dy mërgimtarë që jetojnë në  Zvicër.

Hoti dhe Nali befasuan publikun dhe shikuesit e emisionit duke dhuruar një shumë të konsiderueshme parash për shqiptarët e prekur nga tërmeti, duke grumbulluar në total 180 mijë frangash zviceriane, shkruan albinfo.ch.

Njëri nga Struga, tjetri nga Prizreni janë të njohur si “humoristët e Instagramit” dhe shuma e mbledhur e tyre për të prekurit nga tërmeti erdhi nga rrjeti i tyre humoristik “SwisscomedyTV: të Instagram-it dhe Facebook-ut, ku ata shfaqin ide dhe video qesharake.

Kujtojmë se në vitin e kaluar në rolin e komedisë ata kanë arritur që videot e tyre të shpërndahen furishëm, aq sa edhe gazeta zvicerane “20 minuten” ka botuar një artikull kushtuar këtyre dy komikëve shqiptarë dhe humoristët e Instagramit. /Albinfo.ch.