Lajme

Dy vëllezër nga Kosova, kandidatë për asamble në Austrinë e Ulët

Dy vëllezërit nga Kosova Bislim dhe Nisret Bujari nga fshati Duhël i Suharekës do të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Austrinë e Ulët, më 26 janar 2025.

Për mandatin e dytë si asambleist në Baden, do të garojë Nisret Bujari, një emër i njohur tashmë në arenën politike austriake, i cili gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, ka treguar një angazhim të madh për komunitetin dhe ka realizuar projekte të rëndësishme, transmeton albinfo.at.

Nga ana tjetër, Bislim Bujari, do të garojë për herë të parë për një mandat si asambleist, n qytetin e Traiskirchen.

Kandidatura e dy vëllezërve Bujari, nga Kosova, konsiderohet një dëshmi e integrimit të suksesit të komunitetit kosovar në Austri.