Integrimi
Dy vajzat nga Shqipëria flasin për punësimin në Gjermani
‘Medita’ në Gjermani u ka kushtuar një shkrim tri vajzave, dy prej tyre nga Shqipëria, të cilat kanë gjetur punë pasi mësuan gjuhën gjermane.
Në këtë shkrim thuhet se në Shqipëri takon jo pak të rinj që po mësojnë gjermanishten, pasi shumica e tyre po e projektojnë ta ardhmen në Gjermani, vend që ofron shumë mundësi për disa profesione të caktuara, përcjell albinfo.ch.
Iris dhe Amela janë punësuar tashmë në një azil të moshuarish në Gjermani, pas katër muajve trajnim në Kryqin e Kuq të Bavarisë.
Ato kanë thënë se kurrë nuk e kishin menduar se do të bënin një punë të tillë. Pavarësisht gjykimit fillestar, vajzat janë përshtatur mirë dhe janë të kënaqura me punën që bëjnë.
“Oferta e punës erdhi si një surprizë, me pak fjalë u bëmë për ujë të ftohtë. Ideja që do të punojmë me të moshuar ishte një paragjykim i gabuar. Tani është e qartë për mua. E dua punën dhe jam shumë krenar për atë që bëj”, thonë Irisi.
Mediat gjermane shkruajnë se shqiptaret flasin një gjermanishte të rrjedhshme, pas kurseve intensive në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025