Shqipëria
Dy të vrarë dhe një i plagosur në atentatin në Lushnjë

Dy të rinj shqiptarë janë vrarë pasditen e së mërkurës në Lushnjë, në një atentat të mirëpërgatitur dhe një i tretë është plagosur rëndë.
Viktimat janë Z. Latifi, 23 vjeç dhe J. Hoxha, 22 vjeç, ndërsa pronari i lokalit, M. Xhepexhiu, 26 vjeç, është në gjendje kritike për jetën. Po ashtu lëndime të lehta ka marrë edhe një 66-vjeçar me inicialet B.T., përcjell albinfo.ch.
Dy shënjestrat e atentatit po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë ne lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur “Ura e Çeleve”.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se gjithçka ishte e përgatitur dhe nuk bëhej fjalë për një ngjarje të momentit. Lushnja, qyteti që ka vuajtur shumë nga luftërat e bandave të 1997-s, kishte kohë pa parë një ngjarje të këtij lloji.
Viktimat janë identifikuar shpejt ndërsa janë marre në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Ndërkohë që një makinë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në aksin rrugor Lushnje-Berat.
E-Diaspora
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë Diaspora shqiptare ka nisur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përcjell albinfo.ch. Referuar...
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
-
I riu shqiptar që la mërgimin për Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton” Verdikti i Gjykatës së Qarkut, Togenburg për sipërmarrësit mashtrues të hortikulturës: Babai mund të qëndrojë, djali...
-
Zvicra shihet si vendi më i mirë për çiftet e martuara
-
Zviceranët çdo herë e më pak dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA
-
Lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë