Maqedonia

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Tetovë

Pasditen e së mërkurës është raportuar për dy të vrarë dhe dy të plagosur në Çellopek të Bërvenicës në rajonin e Tetovës.

Autoritetet maqedonase bëjnë të ditur se është arrestuar një person rreth moshës 60 vjeçe si i dyshuar.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë për TV21.

Motivi dyshohet të ketë qëne për shkak të një sherri për vendparkim

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21.