Kosova
Dy të vdekur nga vërshimet në Pejë, një fëmijë 5 vjeç
Një fëmijë pesëvjeçar dhe nëna e tij kanë vdekur si pasojë e vërshimeve të natës së shtunë në Pejë.
Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në lagjen “Asllan qeshme”. Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës, rreth orës 23:10 të shtunën.
Policia ka treguar se ka gjetur pa shenja jete edhe nënën e tij që ishte e zhdukur. Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor rreth orës 01:20 të dielën, përcjell albinfo.ch.
Reshjet e shiut që nisën në orët e mbrëmjes së shtunë në Pejë kanë shkaktuar vërshime. Rrugët e qytetit ishin mbushur me ujë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë në terren në Pejë. “Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, ka shkruar Mehaj.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur ngushëllimet për familjen, derisa ka njoftuar se ekipet emergjente janë në terren.
“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet”, ka njoftuar Muhaxheri, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e vërshimeve janë lënduar edhe dy persona. “Në lagjen “Fidanishte” në Pejë dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë”, njofton Policia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane