Kosova

Dy të vdekur nga Covid-19 dhe 2,707 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11,144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

Në total numri i rasteve aktive është 21.668.