Kosova

Vritet nga një plumb qorr një 16-vjeçar në Kurbin

Adoleshenti u gjet me një plagë të thellë në kokë dhe policia dyshonte se mund të jetë goditur nga një plumb qorr ose fishekzjarre

Një 16-vjeçar nga fshati Sanxhak i Kurbinit ka vdekur natën e ndërrimit të viteve, pasi kishte hipur në tarracë për të shpërthyer fishekzjarre.

Adoleshenti u gjet me një plagë të thellë në kokë dhe policia dyshonte se mund të jetë goditur nga një plumb qorr ose fishekzjarre. Për këtë rast janë arrestuat tre persona. Edhe ekspertiza mjekoligjore vërteton se 16-vjeçari është vrarë me një plumb në kokë.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë gjetur plumbin në kokën e adoleshentit Klajdi Gjeta, nga Sanxhaku i Kurbinit. Plumbi do të analizohet  për të parë nëse ka dalë nga kallashnikovi, me të cilën kanë qëlluar tre të rinjtë e arrestuar.