Kosova

Dy të vdekur dhe 16 raste të reja në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,648.

Në total numri i rasteve aktive është 597.