Jeta në Zvicër

Dy të tretat e banorëve në Gjenevë kanë një pasaportë të huaj

Për sa i përket shtetasve të dyfishtë, Gjeneva renditet përpara rajoneve të tjera zvicerane. Pasohet nga kantonet e Cyrihut, Bazelit, Ticino, Vaud dhe Neuchâtel

Sipas statistikave në Kantonin e Gjenevës, gati dy të tretat e banorëve mbajnë një pasaportë të huaj, shkruan albinfo.ch.

Në bazë të statistikave që janë publikuar në fillim të muajit shkurt, numri i të huajve është nga 16% në 2000 në 27% për periudhën 2014-2016.

Gjithashtu edhe numri i banorëve të huaj të përhershëm pa pasaportë zvicerane është rritur, transmeton “Swissinfo.ch”.

Ndërkohë, përqindja e njerëzve me vetëm shtetësi zvicerane ka rënë nga 49% në 36% gjatë 15 viteve të fundit.

Shifrat kanë të bëjnë me banorët e moshës 15 vjeç e lart dhe nuk përfshijnë nëpunësit civilë ndërkombëtarë dhe azilkërkuesit.

Rritja e numrit të shtetasve të dyfishtë mund të shpjegohet pjesërisht nga nxitimi i fundit për të siguruar një pasaportë zvicerane përpara se ndryshimet e natyralizimit të hynin në fuqi në fillim të vitit 2018, përcjell albinfo.ch.

Që nga fillimi i vitit 2018, të huajt që aplikojnë për një pasaportë zvicerane duhet të kenë një leje qëndrimi C dhe kanë jetuar në Zvicër për pesë apo dhjetë vjet (varësisht nga vendi i tyre i origjinës) dhe duhet të dëshmojnë për një integrim të suksesshëm. Ata ende duhet të kalojnë kërkesat rigoroze të hyrjes, duke përfshirë një test të gjuhës me shkrim, përcjell albinfo.ch.

Shtetësia e dyfishtë është autorizuar pa asnjë kufizim në Zvicër që nga viti 1992.

Sipas zyrës së statistikave të Gjenevës, mbi tre të katërtat e shtetasve të dyfishtë në Gjenevë janë evropianë (77%), të ndjekur nga njerëz me origjinë nga Amerika (8%) dhe Afrika (7%).

Mosha mesatare e një shtetasi të dyfishtë në Gjenevë është 44, krahasuar me 51 për një zviceran. Dy të tretat e shtetasve të dyfishtë në vitet 2014-2016 morën statusin e tyre duke aplikuar për shtetësi.

Për sa i përket shtetasve të dyfishtë, Gjeneva renditet përpara rajoneve të tjera zvicerane. Pasohet nga kantonet e Cyrihut, Bazelit, Ticino, Vaud dhe Neuchâtel.

Kantonet me përqindjen më të ulët të shtetasve zviceranë me pasaportë të dytë janë Uri, Obwalden, Nidwalden dhe Appenzell Inner Rodos.