Lajme

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën tragjikisht në New York

Në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ndodhi dje, më 13 tetor 2019, në ora 15:30 në New York, humbën jetën 15-vjeçarja S. Cekiq, 17-vjeçari A. Nezaj, derisa A. Radonciq, 17-vjeçarja, e cila drejtonte automjetin e llojit Porsche është në gjendje kritike në spital.

S. Cekiq është vajza e aktivistit të komunitetit tonë dhe donatorit të njohur Began Cekiq.

Të rinjtë humben jetën, pasi që automjeti i tyre në një urë mbikalim përfshihet nç një aksident komunikacioni me një automjet tjetër, ku si rrjedhojë automjeti qç drejtonte A. Radonciq rrokulliset dhe bie në binar të trenti në një lartësi prej 16m ku kaplohet nga flakët.

Komuniteti shqiptaro amerikan është tronditur thellë nga ky rast i rëndë për familjet e të rinjve që humbën jetën tragjikisht, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.