Shqipëria

Dy të rinj në Himarë ofendojnë një turist amerikan

Mediat në Shqipëri shkruajnë se dy persona kanë sulmuar një turist amerikan në Himarë. Pamjet e sherrit janë bërë publike në rrjetet sociale.

Një prej të rinjve i drejtohet të huajit duke e ofenduar me fjalë fyese.

‘Go away‘- i kthehet shtetasi amerikan, i cili bën hapa pas dhe mundohet të largohet nga situata.

Nuk dihet se përse mund të ketë nisur konflikti mes të rinjve.