Ekspozita
Dy skulptorë në “Fundjavën Kulturore Shqiptare”, në Bazel
Në kuadrin e "Fundjavës Kulturore Shqiptare" në Bazel u bë edhe prezantimi i dy skulptorëve shqiptarë që krijojnë në Zvicër: Nexhmedin Junuzi dhe Bashkim Beqiri

Në ditën e dytë (dhe të fundit) të “Fundjavës Kulturore Shqiptare” që u mbajt në Bazel, janë prezantuar edhe veprat në skulpturë dhe pikturë, të dy skulptorëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Zvicër. Fjala është për Nexhmedin Junuzin dhe Bashkim Beqirin, shkruan albinfo.ch.
Të dy artistët, Junuzi dhe Beqiri, janë të pranishëm prej më shumë se njëzet vjetësh në jetën kulturore artistike të komunitetit shqiptar dhe përgjithësisht në Zvicër. Ata kanë hapur një numër ekspozitash personale dhe kanë qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive, në Zvicër e më gjerë.
Bashkim Beqiri
Nexhmedin Junuzi, përveç materialeve tradicionale, në skulpturën e tij përdor edhe masa të ndryshme plastike, të marra nga mbeturinat. Kështu, ai, duke i shkrirë dhe përpunuar ato, ai “u fal një jetë të dytë” atyre, duke i shndërruar në vepra arti. Një shembull i tillë, të cilit ai iu referua gjatë paraqitjes së punës së tij, ishte një ansambël skulptural me njeriun dhe qentë.
Nexhmedin Junuzi
Sipas shpjegimit të tij, me këtë skulpturë, që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, ai ka paraqitur mërgimtarin. Ai, duke braktisur vendin e tij, shkon në një vend tjetër, ku do të shikohet si i huaj. Por, edhe pas kthimit në atdhe, mërgimtari do të shihet sërish si i huaj, në vendin e vet të lindjes.
Bashkim Beqiri kishte sjellë në këtë ekspozitë një numër veprash të punuara kryesisht në mermer. Në këto punime ai ka shkrirë shumë mund dhe art, duke i bërë ato mjaft të kërkuara në tregun artistik, në Zvicër. Shumica e punimeve të tij paraqitnin kryesisht figura nga mitologjia dhe antika, por në disa raste ato u referohen edhe situatave jetësore, në të cilat bie njeriu në përditshmërinë e tij, siç e shpjegoi artisti për publikun në Bazel.
Skulpturë e Bashkim Beqirit, e punuar në mermer
Punimet e tij të ekspozuara këtu dhe në ekspozita të tjera janë një dëshmi e fortë se Beqiri ka zhvilluar deri në perfeksionim formësimin e mermerit dhe gurit, sipas kërkesave të tij të larta artistike.
Ekspozita, mjerisht, ka qëndruar e hapur vetëm dy ditë, aq sa ka zgjatur manifestimi i përmendur, i organizuar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, ABSM Basel dhe shoqata Gjakova – Basel. Platforma mediale albinfo.ch ishte partnere mediale e aktivitetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën Tekstet mësimore për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” tashmë janë finalizuar për fëmijët shqiptarë në...
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Qorrolli: Janë manipuluar votat me postë nga diaspora
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Buxheti federal në presion nga borxhi, tepricat dhe Pensioni i 13-të i AHV-së Perspektiva financiare e Zvicrës deri në vitin 2028 mbetet e pasigurt, me ndikime të mëdha...
-
Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në
-
Rritja e antisemitizmit në Zvicër: Raporti i 2024 zbulon një situatë alarmante
-
Zvicër: Aksidentohet vetura e ushtrisë, disa të lënduar
-
Kufizimet financiare nga Trump, OKB në Gjenevë shkurton 250 vende pune