Integrimi
Dy shqiptarozviceranë, kandidatë për asambleistë në Emmen
Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy kandidatë me prejardhje shqiptare. Bëhet fjalë për Bujar Berishën dhe Dritan Sylejmanin, të cilët garojnë për SP-në
Më 1 maj mbahen zgjedhjet për Asamblenë Komunale të lokalitetit Emmen (kantoni Lucern). Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy kandidatë me prejardhje shqiptare. Bëhet fjalë për Bujar Berishën (fotograf dhe rok muzikant) dhe Dritan Sylejmanin, afarist.
Tashmë në hapësira të ndryshme të Emmen-it mund të shihen pllakatet në të cilat prezantohen në mes të tjerëve edhe portretet e dy kandidatëve të përmendur.
Të kujtojmë se Bujari është duke e kryer tashmë mandatin e parë në këtë pozicion dhe po kandidon për mandatin e dytë.
Si Bujari ashtu dhe Dritani janë pjesë e listës së Partisë Socialdemokrate (SP). Ata, si “secondo”, brez i dytë i migracionit në Zvicër, kanë një reputacion të mirë në rrethin ku jetojnë dhe pritet të kenë sukses në këto zgjedhje.
Duke qenë se në Emmen jeton një numër të madh shqiptarësh me shtetësi zvicerane, të cilët pra kanë të drejtë vote, pritet që ata të shfrytëzojnë në mënyrë sa më masive këtë të drejtë dhe të votojnë për dy kandidatët me prejardhje shqiptare.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemri
- Prejardhja:
- Vendi ku vepron:
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?