Integrimi
Dy shqiptarët, tri vjet jetojnë si grekë në Austri
Dy shqiptarë, vëllezër mes vete, që nga viti 2011 kanë jetuar dhe punuar në Austri duke u paraqitur si grekë
Ata kishin marrë një leje pune në zonën Shengen falë dokumenteve të falsifikuara greke. Dy vëllezërit 22 dhe 35 vjeçarë janë zënë dhe arrestuar në qarkun Kirchdof të landit Oberösterreich. Me këtë rast u juanë konfiskuar dokumentet e rrejshme identifikuese.
Zyrtarët i kishin kapur ata me rastin e një kontrollimi të bërë të mërkurën në një lokal. Me atë rast u kishin gjetur atyre dokumente të falsifikuara greke. Siç është konstatuar më tutje më i riu kishte punuar si kamerier në Gjermani dhe në Austri.
Policët në banesën e tij kanë gjetur dokumentet origjinale shqiptare, shkruan orf.at. 22 vjeçari kishte shfrytëzuar identitetin e rremë për të marrë një kartelë sigurimi në Gjermani, një kartelë bankomati dhe një E-Card. Edhe vëllai i madh ka shfrytëzuar dokumentet e tij të rreme greke për të punuar si kamerier dhe ka pasur një kartelë bankomati si dhe dy kartela sigurimi.
Ndaj dy vëllezërve është ngritur kallëzim penal.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit