Lajme

Dy shqiptarë kapen me disa kilogramë drogë dhe shuma të mëdha parash

Policia ka sekuestruar heroinë, kokainë në sasi prej disa kilogramësh dhe disa dhjetëra mijëra franga para të gatshme

Policia e Lucernit ka arrestuar dy tregtarë të dyshuar droge të premten e kaluar, transmeton albinfo.ch. Me atë rast janë sekuestruar heroinë, kokainë dhe dhjetëra mijëra franga cash.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga prokuroria publike në Kriens, shkruan polizenews.ch

Kjo është rrjedha e rastit: Të premten në mëngjes, 7 tetor 2022, policia e Lucernit kishte arrestuar një tregtar të dyshuar droge në qytetin e Lucernit. Pasdite një tjetër person është arrestuar në lidhje me këtë në lagjen Reussbühl, po të këtij qyteti.

Me këtë rast policia ka sekuestruar heroinë, kokainë dhe materje për përpunimin e drogës, në sasi prej disa kilogramësh dhe disa dhjetëra mijëra franga para të gatshme, transmeton albinfo.ch. Dy të arrestuarit janë 22 dhe 28 vjeç dhe vijnë nga Shqipëria.

(Foto: Luzerner Polizei)