Integrimi
Dy shqiptarë gjykohen për abuzim të 400 mijë eurove të sigurimeve
Babë e birë me qëndrim në Gjermani paditen se kanë abuzuar mbi 400 mijë euro të kompanive të ndryshme të sigurimit shëndetësor dhe aksidental
Dy meshkuj, babë e birë, shqiptarë nga Kosova po përgjigjen për veprën penale të mashtrimit të sigurimeve para Gjykatës së Landit në Regensburg. Ata paditen se kanë abuzuar në këtë mënyrë mbi 400 mijë euro të kompanive të sigurimit.
Avokatët e dy kosovarëve kanë kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak se nuk kanë pasur kohë të studionin gjithë lëndën e cila kap mbi 3000 faqe të shkruara. Por trupi gjykues e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Shoferi profesionist 44 vjeçar dhe djali i tij 24 vjeçar dyshohen se kanë përvetësuar 340.000 euro nga një kompani e sigurimeve të aksidenteve. Ata me diagnoza të falsifikuara mjekësore kanë dashur të krijojnë përshtypjen se babai, pas një rrëzimi nga një shkallë ka pësuar paralizë të shtyllës kurrizore. Po ashtu me dokumente të falsifikuara ata kanë përfituar nga një firmë sigurimesh për paaftësi profesionale edhe 24000 euro për 44 vjeçin.
Veç këtyre, babai ka marrë edhe një shumë prej 70 mijë eurosh, duke përvetësuar pensionin e një personi të vdekur. Që nga arrestimi në muajin maj, 33 vjeçi ndodhet në burgu për hetime.
Trupi gjykues në Regensburg ka caktuar nëntë seanca gjyqësore për këtë rast. Më 26 shkurt vazhdon procesi. Gjykata ka ftuar gjithsej 26 dëshmitarë për rastin.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












