Lajme
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
Në qytetin Fano në Marke (Marche) të Italisë është hapur shkolla e parë shqipe, duke i falënderuar Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë të Italisë në bashkëpunim me shoqatën “Ilirjanët” dhe gjithë komunitetinn shqiptar, i cili vetëm në qytetin e Fanos dhe Pesaros është i përbërë nga rreth 2000 shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Në shkollën e cila u pagëzua me emrin „Migjeni“ janë regjistruar mbi 50 nxënës dhe pranë tyre do të jenë 6 mësuese të diplomuara në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Në këtë ditë feste ishin të pranishëm shumë personalitete: krybashkiaku i qytetit z. Massimo Seri bashkë me nëpunesit e Arsimit dhe Kulturës, Konsullata e Shqipërisë në Milano përfaqësohej nga Oficerja e Diasporës znj. Luljeta Çobanaj, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut qe përfaqësohej nga Ambasadori i saj z. Vesel Memedi, Ambasada e Republikës së Kosovës qe përfaqësohej nga diplomati z. Kushtrim Kokollari, ndërsa Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali përfaqësohej nga Kryetarja e saj Ariana Kosova Hoxha.
Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali njoftojn se me datë 25 mars 2023 do të hapet edhe një shkollë tjetër shqipe në Ostellato (Ferrara).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













