Lajme
Dy rregulla të reja me rëndësi për hyrjen në Zvicër
Njoftim mbi dy rregulla të rëndësishme për hyrjen në Zvicër
Të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duhet të mbushin dhe të paraqesin të kompletuar Formularin e Vendndodhjes së Pasagjerit (PLF), https://swissplf.admin.ch/formular, transmeton albinfo.ch.
Është e rëndësishme që formulari elektronik i hyrjes të plotësohet në një kompjuter ose telefon të zgjuar të paktën 48 orë para udhëtimit me qëllimin që të marrë kodin QR përmes e-mailit. Ky kod duhet të mbahet gati për inspektim në momentin e arritjes në Zvicër. Autoritetet kontrolluese mund të vendosin gjoba nëse formulari i hyrjes nuk është plotësuar ose nëse informacioni i dhënë është fals.
Përjashtime të rralla mund të ketë: ju lutemi shihni art. 3 https://www.fedlex.admin.ch/eli/cc/2021/380/en të Urdhëresës për Transportin Ndërkombëtar të Pasagjerëve për COVID-19.
Një rregull i dytë është me rëndësi për shtetasit shqiptarë: ata që nuk janë vaksinuar duhet të provojnë se arsyeja për hyrje në Zvicër përbën një nevojë të veçantë dhe që plotëson kriteret për ‘rast vështirësie’. Është e rëndësishme të theksohet se janë autoritetet e kontrollit kufitar që vendosin nëse janë plotësuar kërkesat për nevojë të veçantë.
Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Zvicër nëse mund të provojnë që janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar.
Më shumë informacion jepet nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Migracionin – SEM – tek: https://www.sem.admin.ch/sem/en/home/sem/aktuell/faq-einreiseverweigerung.html
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?