Futboll

Dy risi te Shqipëria

Ardian Ismajli dhe Loret Sadiku janë ftuar për herë të parë te Shqipëria

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën me emrat e futbollistëve kuqezi, të cilët trajneri Cristian Panucci ka vendosur t’u besojë për dy takimet e muajit nëntor.

Shqipëria do të ndeshet me Skocinë, në “Loro Boriçi”, më 17 nëntor, në Ligën e Kombeve dhe për miqësoren me Uellsin, më 20 nëntor, në “Elbasan Arena”, përcjell albinfo.ch.

Në listën e publikuar nga FSHF-ja, bie në sy në këtë listë emri e Ardian Ismajlit, mbrojtësit të Hajdukut të Splitit, i cili vendosi t’u bashkohej kuqezinjve, edhe pse më parë ka përfaqësuar Kosovën tek U-21.

Gjithashtu është ftuar edhe Loret Sadiku, mbrojtësit të Kasimpasas në Turqi, i cili e pat refuzuar Shqipërinë në kohën e De Biasit, duke iu bashkuar Kosovës.

Fakti që më parë kishte luajtur me moshat e Suedisë dhe e kishte ndërruar kombëtaren duke zgjedhur Shqipërinë, i mohoi mundësinë për të luajtur me “Dardanët” apo për t’u kthyer te përfaqësuesja nordike. Zgjedhja e vetme për të mbeti Shqipëria.

Në ndeshjen ndaj Skocisë nuk do të luajnë Elseid Hysaj dhe Migjen Basha për shkak të kartonëve.