Bota

Dy persona të vrarë, 11 të plagosur në një koncert në Austri

Një 27-vjeçar vrau dy persona dhe ka plagosur njëmbëdhjetë të tjerë, pastaj kishte qëlluar edhe veten, njoftoi të dielen oolicia austriake.

Autori i vrasjeve natën ishte grindur me një vajzë në qytetin Nenzing, në provincën Vorarlberg, tha policia.

Pas grindjes, rreth orës 3, ai mori armën nga makina dhe filloi të shtëna në drejtim të më shumë se 150 njerëzve, të cilët morën pjesë në koncertin e organizuar nga klubi lokal Motor.

Vajza nuk është lënduar, shtoi në deklaratën e saj policia.

Policia ka konfirmuar se ishte qëlluan nga një pushkë, por nuk e di saktësisht se sa të shtëna kishte arritur të shkrepte. Zyrtarët gjithashtu ende kishin të dhëna për gjendjen e të plagosurve në një spital aty pranë.