Lajme
Dy persona të plagosur në një përleshje në Grenchen (SO) – arrestohet kosovari
Dy personat e plagosur, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Zvicrës, të moshës 20 dhe 23-vjeçare, duhej të dërgoheshin në spital me ambulanca
Dy burra janë plagosur në një përleshje në Bielstrasse në Grenchen (Kantoni Solothurn) herët në mbrëmjen e së premtes, transmeton albinfo.ch. Ata duhej të dërgoheshin në spital, ka njoftuar të shtunën policia kantonale e Solothurnit. Një person është arrestuar përkohësisht.
Sherri fizik është raportuar në polici të premten pak pas orës 19:10, thuhet në deklaratë. Sipas gjetjeve fillestare të policisë, të paktën tre persona të përfshirë kanë ushtruar dhunë fizike, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e “objekteve të rrezikshme”, shkruan sda.ch.
Dy personat e plagosur, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Zvicrës, të moshës 20 dhe 23-vjeçare, duhej të dërgoheshin në spital me ambulanca, përcjell albinfo.ch. Një 36-vjeçar kosovar është arrestuar përkohësisht për hetime të mëtejshme.
Rrethanat e sakta të krimit janë objekt i hetimeve të iniciuara nga policia kantonale e Solothurnit dhe zyra e prokurorisë publike kantonale të Solothurnit.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025