Integrimi
Dy kosovarë ndiqen me fletarrest ndërkombëtar për pirateri filmash
Dy vëllezërit, Kastrioti dhe Kreshniku akuzohen për shkelje në përmasa industriale të të drejtës së autorit dhe për delikte tjera
Para një jave policia në Pansdorf afër qytetit Lubeck ka bastisur një banesë me qëllim arrestimin e vëllezërve Kastriot dhe Kreshnik Selimi. Ata dyshoheshin për pirateri filmash gjegjësisht si operatorë të webfaqeve me kopje ilegale të filmave Kinox.to dhe Movie4k. Por policët në banesë gjejnë vetëm prindërit e dy vëllezërve. Të kërkuarit ndërkaq kishin marrë arratinë dhe mendohet se ndodhen jashtë vendit ndërsa faqet e tyre të internetit vazhdojnë të jenë në funksion.
Në bastisje ishin gjithsej 46 policë nga landet Niedersachsen, Nordrhein-Westfalen, Schleswig-Holstein dhe Berlin. Me atë rast janë konfiskuar shumë gjësende dhe të dhëna, të cilat duhet të analizohen. Pasi ka publikuar shumë të dhëna mbi dy vëllezërit, për të cilët nuk përjashtohet të jenë të armatosur, policia ka shpallur edhe një fletarrest ndërkombëtar
Dy vëllezërit, Kastrioti i lindur në vitin 1989 në Kosovë dhe Kreshniku në vitin 1992 në Suedi, akuzohen për shkelje në përmasa industriale të të drejtës së autorit pastaj për bishtnim tatimesh në shumën prej 1.23 milion eurosh, për shantazhim dhe për një rast të zjarrvënies.
Për rastin “Kinox.to” që më shumë identifikohet në bazë të emrit të portalit, po raportojnë medie të shumta gjermane në internet, perfshirë edhe spiegelonline.de, berlinerkurier.de, bild.de,etj.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër