Futboll
Dy kombëtaret e tjera gjysmëfinaliste përcaktohen sot në Euro 2020
Dy skuadrat e para gjysmëfinaliste tashmë u bënë të ditura në Kampionatin Evropian dhe ato janë Italia dhe Spanja.
Ndërsa sot do të mësohen edhe dy Kombëtaret e tjera që do të kalojnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për Kombëtare.
Ndeshja e parë çerekfinale që do të zhvillohet sot është ajo mes Republikës Çeke dhe Danimarkës.
Dy Kombëtaret kanë befasuar për të mirë këtë Evropian, derisa duan të vazhdojnë ëndrrën e tyre për të kaluar në gjysmëfinale.
Takimi mes Republikës Çeke dhe Danimarkës zhvillohet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit.
Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit pa dyshim se do të jetë në ora 21:00, ku në fushë do të zbresë Kombëtarja e Anglisë.
‘Tre Luanët’ do të ndeshen me Ukrainën në Stadio Olimpico të Romës.
Anglezët janë favorit për ta fituar këtë takim dhe duan të ecin tutje, por në anën tjetër, ukrainasit pasi kanë arritur për herë të parë në çerekfinale, duan të vazhdojnë me befasi.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025