Kosova
Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në West Point – SHBA, akademinë më prestigjioze në botë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se dy kadetë nga Kosova, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit, ata për katër vjet studiuan në akademinë ushtarake më prestigjioze në botë, teksa në ceremoninë e diplomimit i pranishëm ishte edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden.
“Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, i pranishëm si mysafir nderi ishte presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i cili i përgëzoi dhe uroi të sapodiplomuarit. Kadetët e sapodiplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit. Për performancë të dalluar gjatë studimeve kadetit Vuthaj ka diplomuar me nderim të lartë (Magna Cum Laude)”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Foto nga ceremonia: https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/807086354934274?ref=embed_post
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit