Integrimi

Dy javë shtesë për regjistrim të votuesve në diasporë

Ministria e Diasporës e Kosovës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të shtyhet data për regjistrimin e votuesve në diasporë

Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka kërkuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, shtyrjen e datës së regjistrimit të votuesve në diasporë.

 “Ne si ministri kemi kërkuar që data e fundit për regjistrim të votuesve nga mërgata të shtyhet nga 4 shtatori, siç është tani deri, në një datë maksimum prej dy javësh më vonë”, ka thënë Makolli për gazetën Tribuna.

Për Makollin shtyrja e afatit të regjistrimit të votuesve nga mërgata nuk e dëmton apo rrezikon në asnjë formë datën e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve që është 3 nëntori.

Si do që të jetë në  zjedhjet për Kuvendet Komunale dhe për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 3 nëntor 2013 në Kosovë, mund të votojnë edhe qytetarët në diasporë.

Të drejtën për të votuar nëpërmjet postës e kanë të gjithë qytetarët e Kosovës duke aplikuar fillimisht për regjistrim në listën e votuesve.

Aplikacioni për votim përmes Postës, mund të shkarkohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor: www.kqz-ks.org (Formulari për regjistrim) , ose mund të informoheni në linjat ndihmëse të programit për të votuar nga jashtë Kosovës, në telefonat: + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200, si dhe kontaktet në ambasadat e Republikës së Kosovës  nëpër botë (Për adresat e tyre, kliko këtu), duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës

Qytetarët e Kosovës për të plotësuar kushtet e votimit nga jashtë duhet që të jenë 18 vjeç në ditën e votimit më 3 nëntor 2013, të jenë të regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës dhe të posedojnë dokumentin e Identifikimit (DI) të Kosovës.

Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, duhet të bashkangjitni një kopje të këtij dokumenti me një kopje të një dokumenti tjetër valid të identifikimit të shtetit ku jetoni.

Formulari i plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijë në KQZ  më së largu deri më 4 shtator 2013, deri në shtyrjen tjetër të afatit.

Nëse posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë të dërgoni edhe një kopje të një dokumenti valid të identifikimit të shtetit ku jetoni. 

Formularin e plotësuar me një kopje të dokumentit që dëshmon se jeni shtetas i Republikës së Kosovës apo që keni të drejtë  për shtetësi, mund t’i dërgoni: Përmes postës në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P.6 Kutia 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Përmes e-malit zyrtar ( [email protected] ose [email protected]  dhe përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.

S.T