Integrimi

Dy inxhinierët e suksesshëm shqiptarë në Universitetin e Cyrihut

Klajdi Lika dhe Eris Sako janë në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe të Proceseve në Universitetin Politeknik të Cyrihut

Inxhinierët shqiptarë, Klajdi Lika dhe Eris Sako, pjesë e stafit të inxhinierisë të aplikuar të ekipit të Laboratorit të Sistemeve Robotike në Institutin e Robotikës dhe Sistemeve Inteligjente, ETH Zürich, Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Prej më shumë se dy vitesh, inxhinierët e talentuar shqiptarë, Lika & Sako, janë pjesë e pandashme e Departamentit të Inxhinierisë Mekanike dhe të Proceseve në Universitetin Politeknik të Cyrihut (ETH ZÜRICH), një nga 10 universitetet më të mira të botës ku dizenjohet e ardhmja e e robotikës së aplikuar, transmeton faqja zyrtare e Ministrisë së Diasporës.

Roboti i avancuar i Universitetit Politeknik të Cyrihut që mban emrin ‘ANYMAL’ është zhvilluar pikërisht edhe me kontributin e paçmuar të këtyre inxhinierëve të talentuar shqiptarë si pjesë e ekipit zhvillues.

Ndjehemi krenarë për këto asete intelektuale dhe teknologjike që nderojnë shqiptarët në botë, të cilët pasurojnë edhe më shumë Brandin Intelektual Të Kombit.