Kuriozitete
Dy gra shpëtojnë pas disa muajve në det të hapur
Ato u shpëtuan dhe treguan se kishin arritur të mbijetonin falë një filtri të ujit që kishin dhe një sasie të madhe të ushqimeve si tërshërë dhe pasta
Dy gra detare të SHBA-së dhe dy qentë e tyre janë shpëtuar nga Forcat Ujore të ushtrisë amerikane, pasi kanë kaluar pesë muaj në ambient të hapur në Oqeanin Paqësor.
Jennifer Appel dhe Tasha Fuiaba ishin larguar me një anije të vogël nga Hawaii në drejtim të Tahitit kur motori i anijes u dëmtua nga moti i keq. Anija e tyre më pas kaloi në det të hapur dhe iu afrua Japonisë në 1500 kilometra. Ato u shpëtuan pasi një anije peshkimi alarmoi autoritetet amerikane.
Dyshja, që ishte larguar në muajin maj, ka besuar se mund të arrijë në ndonjë territor falë erës, shkruan BBC.
“Dy muaj përgjatë udhëtimit kur menduan se mund të arrinin Tahitin, nisën të bënin thirrje emergjente”, thuhet në njoftim të Ushtrisë Amerikane, transmeton Albinfo.ch.
Sipas ushtrisë, dy gratë vazhdimisht kishin bërë thirrje, por sinjali i tyre nuk hapej sepse “nuk ishin afër mjaftueshëm stacioneve”.
Por, më 24 tetor, një anije peshkimi tajvaneze kishte parë në oqean dyshen dhe kishte kontaktuar autoritetet amerikane.
Ato u shpëtuan dhe treguan se kishin arritur të mbijetonin falë një filtri të ujit që kishin dhe një sasie të madhe të ushqimeve si tërshërë dhe pasta.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











