Fotolajmi
Dy gjermanë të tjerë u arrestuan në Turqi
Dy gjermanët u arrestuan në aeroportin e Antalia, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebar.
Konsullata e Përgjithshme e Gjermanisë në Izmir u informua për arrestimin. Policia e Aeroportit konfirmoi arrestimin kur mori një pyetje nga konsullata gjermane.
Deri më tani, nuk ka pasur kontakt telefonike me të arrestuarit dhe qeveria gjermane po përpiqet të krijojë kontakte dhe të sigurojë kujdesin më të shpejtë konsullor për të burgosurit.
Adebar në Berlin tha se bëhet fjalë për “akuza politike” kundër të arrestuarve.
Turqia ka kapur dhjetëra mijëra njerëz me akuza për mbështetjen e organizatave terroriste që nga përpjekja për grusht shtet në korrik 2016.
Sipas MPJ gjermane, 55 qytetarë gjermanë aktualisht janë të burgosur në Turqi, 12 prej tyre për arsye politike duke përfshirë edhe dy të arrestuarit e fundit.
Të paktën katër nga 12 të burgosurit për arsye politike kanë shtetësi të dyfishtë, njoftoi Adebar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










