Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës Vjenë, 14 shkurt 2025: Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në bashkëpunim...
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
-
Zyra e Migracionit lejoi të kthehet në Zvicër kosovarin e dënuar shumëfish
Jeta në Zvicër
-
Binaghi: Historia ka treguar se Zvicra është një vend me njerëz të lumtur Në një intervistë për RSI, historian Maurizio Binaghi njëherësh edhe profesor në Liceo di Lugano 1,...
-
Shoferët në disa kantone paguajnë më shumë për shërbimet zyrtare të automjeteve
-
Cyrihu refuzon të lejojë vdekjen e asisituar në institucionet shëndetësore private
-
Qeveria zvicerane do të përpiqet të rikuperojë shkeljet e papaguara të trafikut të kryera nga turistët e huaj
-
Më pak qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar marrin leje pune në Zvicër