Uncategorized
Dy dekada pas luftës, Kosova me zona të minuara (video)
Në fshatin Dumnice e Epërme në vijën kufitare Kosovë-Serbi, banoret thonë se tash e 18 vjet nuk po mund te shfrytëzojnë pronat e tyre sepse nga Forcat e Sigurisë së Kosovës janë vendosur mbishkrimet “zonë e minuar"
Edhe pse kanë kaluar 18 vjet që nga përfundimi i luftës, zona të shumta në Kosove janë të minuara. Në fshatin Dumnice e Epërme ne vijën kufitare Kosovë-Serbi, banoret thonë se tash e 18 vjet nuk po mund te shfrytëzojnë pronat e tyre sepse nga Forcat e Sigurisë së Kosovës janë vendosur mbishkrimet “zonë e minuar” , ata thonë se janë ankuar në të gjitha instancat, por asgjë konkrete nuk është bërë deri tash.
Zona te minuara në këtë qytet nuk ka vetëm në këtë fshat.
Gjatë punimeve në zgjerimin e shtratit të lumit Llap ne Lupç të Podujevës janë gjetur 4 mina të luftës së dyte botërore.
Ibrahim Shala është drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.
“Në lokacionin e Dumnicës së Epërme të komunës së Podujevës, nuk kanë punuar njësitë e çminimit të FSK-së sepse ka pasur zona shumë më me prioritet. Nga java e ardhshme kjo zonë është futë në prioritet dhe do fillojë çminimi. Aktivitetin e çminimit do ta kryej një organizatë joqeveritare ndërkombëtare e specializuar që quhet HALO TRUST”, tha ai.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik