Kosova

Dy avionë luftarakë shoqërojnë avionin zviceran pas kërcënimit me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Hetimet e Policisë Kantonale të Cyrihut kanë treguar se kërcënimi nuk kishte për qëllim Zvicrën apo Kompaninë Swiss, por aeroportin e Prishtinës

Të enjten në mbrëmje është realizuar një operacion i policisë ajrore të ushtrisë zvicerane. Një avion civil zviceran duhej të shoqërohej nga avionë luftarakë, dhe, për pasojë u shkaktua zhurmë e dyfishtë e lartë zanore, transmeton albinfo.ch. Shkak i operacionit ishte një kërcënim me bombë, i bërë në Aeroportin e Prishtinës në Kosovë.

Siç ka njoftuar policia e kantonit Zug në Twitter, lidhur me këtë rast janë marrë disa raporte nga qendra e kontrollit të operacioneve. Ajo ka siguruar popullatën se nuk kishte asnjë rrezik nga ky operacion.

Ndërsa arsyeja e operacionit ishte kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Për këtë shkak një avion zviceran duhej të shoqërohej nga dy avionë luftarakë F/A-18, shkruan CH Media. Avioni ishte në aterrim e sipër në aeroportin e Cyrihut, Kloten, pasi vinte nga kryeqyteti kosovar, Prishtina.

Hetimet e Policisë Kantonale të Cyrihut kanë treguar se kërcënimi nuk kishte për qëllim Zvicrën apo Zvicrën, por aeroportin e Prishtinës. Me kërkesë të CH Media, policia ka konfirmuar një raportim përkatës të bërë së pari nga “20 minuten”.

Departamenti i mbrojtjes DDPS konfirmoi gjithashtu në Twitter këtë informacion, përcjell albinfo.ch. Avioni zviceran është shoqëruar i sigurt në aeroportin e Klotenit dhe u është dorëzuar autoriteteve të sigurisë.