Të tjera
Dy artistë shqiptarë nga Zvicra, të ftuar në simpoziumin e artit në Bosnjë e Hercegovinë
Mësohet se Shoqata e Artistëve në Bosnjë e Hercegovinë ka ftuar dy artistë shqiptarë që jetojnë në Zvicrë, aktorin dhe piktorin e njohur Naski Art Abdixhiku dhe piktorin Ramë Beqiri, shkruan albinfo.ch.
Të dy artistët janë të ftuar në simpoziumin e artit në Bosnjë e Hercegovinë, event ky, ku do të ketë artistë nga shumë vende të botës, që janë edhe me famë botërore.
“Në kuadër të Shoqatës së Artistëve në Bosnjë e Hercegovinë, e përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Artit atje, jemi të ftuar unë dhe Ramë Beqiri, ku do të qëndrojmë 4 ditë në Poçitelj, Mostar dhe Sarajevë. Vlen të theksohet se ky event ka një koloni të artistëve nga Evropa dhe ne jemi të ftuar si artistë, piktorë, të marrim pjesë”, tregon artisti shqiptar për albinfo.ch, Naski Art Abdixhiku.
Udhëtimi do të jetë 4-ditor në Pocitelj, Mostar dhe Sarajevë, nga data 04 deri 06 nëntor. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës