Muzikë
Köln: Dy aktivitete kulturore shqiptare për një mbrëmje
Në dy organizime të ndara: një mbrëmje letrare dhe një ekspozitë arti, u mblodhën një numër i madh dashamirësh të kulturës dhe artit
Të shtunën e kaluar Kölni frymoi shqip. Në dy organizime të ndara u mblodhën një numër i madh dashamirësh të kulturës dhe artit nga të gjitha pjesët e Gjermanisë e vlerësimet pozitive për këto dy organizime nuk kanë të ndalur.
Qysh në orët e hershme të mbrëmjes, në hapësirat e shtëpisë kulturore Alte Feuerwache, ishin mbledhur të rinj e të reja në mbrëmjen letrare “Diaspora Blues”, shkruan albinfo.ch. Autorja Elona Beqiraj dhe autori Fatbardh Kqiku lexuan nga veprat e tyre dhe diskutuan me publikun për përvojat e tyre nga më të ndryshmet si fëmijë migrantësh që jetojnë në mes botës shqiptare dhe asaj gjermane.
Vetëm disa kilometra më larg, në galerinë e shtëpisë Altes Pfandhaus, tashmë kishte filluar hapja e ekspozitës personale “KOD” e artistit Kamuran Goranci, nga kuratori Zeni Ballazhi i cili vlerësoi lartë punën e artistit Goranci.
“Të gjitha pikturat në këtë rast solemn janë të punuara mbi ndjeshmërinë dhe harmoninë, të cilat tani janë të pranishme dhe të koduara nga aspekti artistik, duke fiksuar përfundimisht realitetin, imazhet dhe emocionet e tij në strukturat e ëndërrave të tij” foli kuratori Ballazhi në fjalimin e tij hyrës për veprat të cilat mund të vizitohen deri me 16. Dhjetor.
As muzika nuk mungoi në këtë mbrëmje, skena e së cilës ishte e rezervuar për trion “Don’t Listen To Your Neighbors” nga Gjakova, të cilët e pasuruan këtë organizim me gati dy orë muzikë nga të gjitha trojet shqiptare.
Mimoza, Zana dhe Albana kishin ardhur enkas nge Berlini në këtë mbrëmje e cila si duket i kishte tejkaluar plotësisht pritjet e tyre. “Organizime si ky janë të rralla në Gjermani dhe shpresojmë që mos të presim gjatë deri në aktivitetet tjera si ky, që do të ishte mirë të organizoheshin edhe në qytete tjera”, u shprehën ato pa e fshehur entuziazmin e tyre për praninë në këtë organizim ku takuan edhe shumë bashkëmoshatarë nga vise të ndryshme gjermane.
Edhe mysafirët joshqiptarë u shprehën të kënaqur që ishin në këtë mbrëmje. Njëri nga ata tha: “Kam qenë disa herë në Kosovë dhe Shqipëri ku gjithmonë më ka lënë përshtpje mikpritja e njerëzve atje. Sonte, në qytetin tim, bashkëqytetarët e mi shqiptarë më ofrojnë jo vetëm mikpritje por edhe artin dhe kulturën e tyre. Me të vërtetë jam i impresonuar”.
Ndërsa organizatori, shoqata kulturore URACult e cila është aktive qe tetë vite në Disaporën në Gjermani, u nda i kënaqur me rezonancën shumë pozitive të mysafirëve të cilen e shohin si vërtetim për konceptin unik që e ndjek që nga themelimi i saj.
Por viti nuk përfundon me kaq për aktivistët kulturorë nga Köln-i. Si partnerë të Qendra Multimedia nga Prishtina dhe Teatrit të Dortmundit, ata janë të angazhuar në organizimin e shfaqjes teatrale “The Handke Project”, të autorit Jeton Neziraj dhe regjisores Blerta Neziraj.
Në shfaqjen që jepet më 16. Dhe 17. shjetor, marrin pjesë një grup aktorësh nga skena ndërkombëtare, ndër ta edhe: Arben Bajraktari, Adrian Morina e Verona Koxha.
E-Diaspora
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në Aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe Blin Hoxha nga Prishtina është piloti shqiptar i cili së fundmi shihet në një video ku...
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Spanjë 32-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre