Kosova

Dy akademitë takohen për krijimin e Enciklopedisë Shqiptare

Enciklopedia Shqiptare është projekti i tretë madhor, pas fjalorit dhe historisë së Shqipërisë, për krijimin e të cilës, janë takuar Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Të dy akademitë organizuan një takim raportues në lidhje me punën për krijimin e kësaj enciklopedie, ndërkohë që tashmë është arritur njësimi i Enciklopedisë Shqiptare me kriteret e miratuara nga redaksia qendrore.

Tashmë është përmbyllur puna me fjalësin e integruar, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.

Kjo enciklopedi do të përqendrohet në hapësirën mbarëshqiptare, duke paraqitur të vërtetën tonë në mënyrë shkencore. Por, edhe duke u përballur me enciklopedinë e Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut./Albinfo.ch