Shqipëria
DW thotë se Ramës në Berlin iu kërkua gjykimi i Tahirit
Kancelarja Angela Merkel pas takimit nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro hapjes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm
Vizita e parë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Berlin nuk ka shkuar ashtu më së miri.
Kancelarja Angela Merkel pas takimit nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro hapjes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.
Ndërsa veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet.
Siç raporton DW, ai ka thënë se ndaj tij duhet filluar procesi gjyqësor për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon.
Paloka: Pa Tahirin para drejtësisë, Gjermania s’hap negociatat
Pavarësisht optimizmit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave, Partia Demokratike nuk mendon kështu.
Deputeti i kësaj partie Edi Paloka ka thënë se ka vetëm një mënyrë që Gjermania të japë dritën jeshile për negociatat, përcjell albinfo.ch.
“Pa Saimir Tahirin para drejtësisë, BE do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë. Nuk ka vend për optimizëm për sa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën. Këto janë parakushtet e vendosura nga Berlini”, theksoi Paloka.
Rama e pranon se për “Tahirin” u fol në Bundestag
Edi Rama me t’u kthyer nga vizita e tij në Gjermani në një konferencë për media në aeroportin e Rinasit ka thënë se gjatë bisedimeve me zyrtarët e lartë të shtetit gjerman është diskutuar edhe për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.
“Kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në pesë prioritete, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun, që ka një vëmendje të veçantë nga të gjithë, edhe nga kancelarja. Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Evropiane për këtë çështje dhe pozicionin tonë në këtë proces”, ka deklaruar Rama.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë