Kuriozitete
Dushi i ftohtë redukton ditët me sëmundje
Dushi i ftohtë në mëngjes ndikon me të madhe në uljen e ditëve me sëmundje.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “PLOS One”, një dush i ftohtë është “shërues” për shumë sëmundje dhe ul numrin e ditëve të munguara në punë për shkak të sëmundjes.
Në studim morën pjesë 3000 persona të cilët u ndanë në katër grupe, 30 sekonda me dush të ftohtë, 60 sekonda me ujë të ftohtë, 90 sekonda dush me ujë të ftohtë dhe një grup tjetër me ujë normal, transmeton Albinfo.ch.
Ata që shfrytëzuan dushin e ftohtë raportuan përmirësime në kualitetin e tyre të jetës, për dallim nga ata që vazhduan me dush normal.
Arsyeja nuk është e qartë akoma, ndërsa studimet për kafshët kanë treguar se ekspozimi në të ftohtë liron disa hormone që i bëjnë më të përballueshme dhimbjet apo mundimet.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













