Shqipëria

Durrësi përmbytet brenda pak orëve reshje shiu

Këtë pasdite thuajse i gjithë qyteti i Durrësit ndodhet nën pushtetin e ujit, teksa rrugët kryesorë dhe ato në lagjet e qytetit janë “mbushur” prej reshjeve konstante.

Prej vitesh tashmë Durrësi përmbytet vazhdimisht në stinën e vjeshtës e të dimrit sa herë që shiu ‘qëndron’ për më shumë se një orë. Deri më tani asnjë përpjekje serioze nuk është bërë për të ndaluar këtë fenomen, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.

Pamjet u publikuan nga joq.

E njëjta situatë është dhe në Lezhë, ku në vetëm disa minuta reshje shiu, rrugët u bllokuan dhe u përmbytën. Në disa zona uji arriti deri në 30 cm, ndërsa si pasojë e stuhisë së shiut dhe erës, ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

VIDEO