Shqipëria

Durrës: Dy shqiptarë morën peng 4 pushuesit nga Kosova

Pronari i shtëpisë, D. K., 48 vjeç dhe N. Xh. 49 vjeç. nga Durrësi, mbajtën peng për gati 1 orë 4 pushues nga Kosova me pretendimin se nuk kishin paguar aq sa duhet për shtëpinë ku kishin vajtur me pushime, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 3 të Durrësit dhe u denoncua nga vetë pushuesit kosovarë.

Dy personat e arrestuar mbajtën peng katër turistët në garazhin e banesës. ku ata ishin akomoduar, duke pretenduar se nuk kishin paguar për ditët e qëndrimit.