Lajme
Duket e pabesueshme, por Trump ka ftuar në takim këtë lider
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm.
Ftesa për inaugurimin e 20 janarit në Uashington u bë në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit dhe është e paqartë nëse ajo u pranua.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka njoftuar se do të vendosë tarifa shtesë prej 10 për qind për mallrat kineze, nëse Pekini nuk bën më shumë për të ndaluar tregtinë e fentanilit narkotik.
Në fund të nëntorit, media shtetërore kineze paralajmëroi Trump se premtimi i tij për të vendosur tarifa shtesë për mallrat kineze për shkak të fluksit të fentanilit mund të zhysë dy ekonomitë më të mëdha në botë në një luftë tarifore reciproke shkatërruese.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare Gjatë këtij viti, z. Berisha ka punuar për të forcuar lidhjet me mërgatën shqiptare, përmirësuar shërbimet...
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shumë vende pune – përveç në Ticino ‘Gjuetarët’ e punës në Zvicër duhet të jenë në gjendje të gjejnë punë në tremujorin e...
-
Të gjithë semaforët e Gjenevës do të ndërrohen
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe