Bota

Duhen 240 miliardë në vit për çrrënjosjen e urisë në botë

Për të çrrënjosur urinë në botë deri në vitin 2030 do të nevojitej që, duke filluar nga viti 2016 për çdo vit të investohen nga 2 39 miliardë euro. Këtë përllogaritje e kanë bërë tri autoritete të OKB-së në një raport të publikuar ditë më parë. Fjala është për Organizatën Botërore të Ushqimit (FAO), Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) dhe Programin Botëror për ushqimin (WFP).

Raporti vë në dukje se shkalla e urisë në periudhën 1990 – 2015 në kuadrin e “objektivave të mileniumit” të OKB-së është ulur për 50 për qind.

Pritet që Asambleja Gjenerale e Kombeve të Bashkuara në konferencën e saj që mbahet në shtator do të vendosë caqe të reja për t`i dhënë fund urisë në botë.

Tri organizatat e përmendura, shuma prej 239 miliardë eurosh në vit e menduar si investim plotësues për zhdukjen e urisë përbë 0.3 për qind të prodhimit të përgjithshëm në botë, të llogaritur sipas shkallës së vitit 2014.
“Personalisht mendoj se është çmim relativisht i ulët që duhet të paguajmë për t`i dhënë fund urisë”, ka thënë drejtori gjeneral i FAO-s, Graziano da Silva.