Botë
Dubrovniku, me rregulla të reja për turistët
Kushdo që planifikon të vizitojë Dubrovnikun këtë verë, duhet të ketë parasysh një rregull të ri kur të bëjë gati valixhet për pushime: valixhet me rrota nuk janë më të mirëpritura në qytetin e vjetër.
Qyteti piktoresk, i rrethuar me mure, ka një fluks të madh vizitorësh çdo vit. Kjo gjë po shkakton probleme për vendasit, të cilët shqetësohen nga zhurma e valixheve me rrota, nëpër rrugët me kalldrëm gjatë natës.
Rregulloret e reja thonë se valixhet duhet të barten dhe jo të tërhiqen zvarrë, nëpër rrugët e qytetit. Për momentin, çantat me rrota do të lejohen ende, megjithëse rrotat nuk duhet të përdoren.
Kushdo që kapet duke tërhequr valixhet, do të përballet me një gjobë 265 euro. Është e paqartë se si kjo mund të ndikojë, tek dikush që nuk është në gjendje të mbajë një bagazh, për shkak të një paaftësie fizike.
Nisma është pjesë e një plani më të gjerë, për të ndaluar të gjitha bagazhet nga Dubrovniku, deri në nëntor. Duke filluar nga vjeshta, vizitorëve do t’u kërkohet të lënë çantat dhe valixhet në një vend të caktuar jashtë mureve të qytetit, përpara se vizitorët të lejohen të hyjnë në qytetin e vjetër.
Vizitorët do të duhet të paguajnë një korrier, për të dorëzuar bagazhet në hotelin e tyre, me automjete elektrike.
Nuk lejohen bagazhe në qytetin e vjetër
Kryetari i Bashkisë së Dubrovnikut, Mato Frankoviq, mori vendimin për ndalimin e valixheve me rrota, si pjesë e masave të reja, që synojnë të reduktojnë efektet negative të turizmit të tepërt.
Dubrovniku ka një popullsi prej 41,000 banorësh. Në vitin 2019, para pandemisë, mirëpriti 1.5 milionë turistë.
Një masë e re shtesë për reduktimin e zhurmës do të rrezikojë gjobitjen e kafeneve dhe bareve me tarraca, ku niveli i zhurmës tejkalon 55 decibel, si dhe mbyllje të detyrueshme shtatëditore.
Autoriteti i turizmit të qytetit, ka pulbikuar një video të re, “Respekto qytetin”, e cila do të shfaqet në anijet turistike, që ankorohen në Dubrovnik dhe në fluturimet e linjës ajrore kroate, që mbërrijnë në vend.
Videoja këshillon praktikat më të mira të sjelljes për këdo që viziton: mos ecni pa bluzë, mos hipni në biçikletë ose skuter elektrik në qendrën historike dhe mos u ngjitni nëpër monumente.
UNESCO, në të kaluarën, ka paralajmëruar se statusi i trashëgimisë botërore të Dubrovnikut ishte në rrezik, nga turistët e pasjellshëm.
Në vitin 2017, qyteti bëri përpjekje për ta bërë qytetin më të qëndrueshëm, duke përfshirë kufizimin e numrit të autobusëve turistikë dhe anijeve turistike, që ankorohen në port.
Megjithatë, duke pasur parasysh bumin e udhëtimeve pas pandemisë, Dubrovniku ka parë një rritje të vizitorëve.
Kryebashkiaku Frankoviç ka paralajmëruar: “Gjëja më e rëndësishme është se Dubrovniku ka pushuar së qeni një qytet me turizëm të tepërt, edhe pse ne kemi ende shumë punë”. / Lonely Planet
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025