Lajme
Dubai, qyteti më i mirë i huaj për të punuar, Berna, më e sigurta
Dubai u vlerësua si destinacioni i dytë më i mirë për sa i përket sigurisë, pas Bernës në Zvicër
Ka parajsa dhe… parajsa fiskale. Një prej tyre është Dubai: një nga qytetet më të mira për të punuar i qetë dhe nëse nuk je vendas.
“Të punosh në udhëtim” është një trend relativisht i ri që përfshin punonjësit që udhëtojnë ndërsa punojnë në distancë. Udhëtimet, së bashku me ide të ngjashme, si “udhëtimet në heshtje”, janë rritur në popullaritet, ndërsa punëtorët përpiqen të përfitojnë nga politikat fleksibël të punës. Barcelona u rendit si qyteti më i mirë për punë në studimin e WorkMotion me bazë në Berlin. Qyteti gjithashtu u rendit i pari në një studim të mëparshëm nga firma IWG, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Qytetet u vlerësuan bazuar në faktorë duke përfshirë vizat, infrastrukturën e punës në distancë, sigurinë, lëvizshmërinë, lumturinë, përballueshmërinë dhe normën e tatimit mbi të ardhurat.
Dubai, i cili i përket Emirateve të Bashkuara Arabe, u vlerësua si vendi i dytë më i mirë për të punuar. Destinacioni ishte i vetmi në renditje që ofronte një normë tatimi zero mbi të ardhurat. Gjithashtu konsiderohet qyteti më i mirë për taksat.
Qyteti gjithashtu mori shumë pikë përsa i përket sigurisë dhe lëvizshmërisë. Ai u vlerësua si destinacioni i dytë më i mirë për sa i përket sigurisë, pas Bernës në Zvicër. Dubai është i njohur për masat e tij të rrepta të zbatimit të ligjit dhe ka një politikë të tolerancës zero ndaj krimit. Departamenti i policisë njihet për kohën e shpejtë të reagimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë