Shkurt.ch

Duan ta ndalojnë duhanin edhe në ambient të hapur!

Lungenliga, mendon se iniciativa nga Gjeneva, duke kërkuar ndalimin e duhanit edhe në vende të hapura shkon më larg se që duhet

Duket se antiduhanxhinjtë kanë vendosur të mos u lënë vend askund duhanxhinjve! një grup qytetarësh të Gjenevës kanë ndërmarrë një iniciativë për ndalimin e pirjes së duhanit edhe në hapësirat e ndara speciale (fumoir) dhe madje edhe në vende të caktuara në natyrë. Iniciativa emërtohet “Mbrojtje e shëndetit nga duhanpirja pasive”.

Kjo iniciativë popullore do të niset paralelisht me atë të organizatës “Luingenliga” që duhet të votohet në shtator . Kjo e fundit synon  mbrojtjen e personelit shërbyes në restorante, pasi që ky personel i ekspozohet më shumë tymit të duhanit. Megjithatë, edhe kjo iniciativë lejon ekzistimin e mëtejmë të fumoir-ëve që funksionojnë pa personel shërbyes.

Ndërkaq, Lungenliga, mendon se iniciativa nga Gjeneva, duke kërkuar ndalimin e duhanit edhe në vende të hapura  shkon një hap më larg se që duhet.