Lifestyle

Dua, pjesë e fushatës për të drejtat e fëmijëve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka postuar një video në Instagram si pjesë e fushatës në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, e cila është bërë pjesë e saj këtë vit me organizatën UNICEF.

Dua u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështetin më fuqishëm të drejtat e fëmijëve, përcjell albinfo.ch.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, që është më 20 nëntor, të gjithë njerëzit në çdo vend duhet të vishen me ngjyrë të kaltër, në mbështetje të tyre.