Lifestyle

Dua niset për në Paris, por e harron pasaportën

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se ishte nisur për në Paris dhe kur kishte mbërritur në aeroport iu kujtua se kishte harruar të merrte me vete pasaportën.

22-vjeçarja u shpreh se në ato momente e ndjeu veten si një budallaqe rreth kësaj situate.

Ajo është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, dhe gjen shumë pak kohë për të qëndruar pranë familjarëve, përcjell albinfo.ch.

Kujtojmë që të premten lansohet projekti i ri i Dua Lipës në duet me Calvin Harris.