Muzikë
Dua Lipa vlerësohet si një ndër interpretueset më të mira të rrymës pop
Këngëtarja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është vlerësuar si një ndër interpretueset më të suksesshme të popit.
Dua Lipa, këngëtarja e suksesshme shqiptare, është vlerësuar si një ndër interpretueset më të mira të rrymës pop. Artistja është bërë tashmë faktor në industrinë muzikore dhe me këto ritme suksesi pritet të rivalizojë këngëtaren angleze Adele, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave botërore thuhet se këtë e vërtetojnë dhe shifrat marramendëse të arritura nga biznesi i saj, të cilat arrijnë në 28 milionë euro.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, që e nisi interpretimin në projektin bamirës “Children in Need”, e ka bërë pasurinë e saj dyfish nga viti i kaluar, nga 11.8 milionë funta (13 milionë euro), shkruan The Sun. Ajo gjithashtu posedon 17.3 milionë funta (19 milionë euro) në bankë, sipas shifrave të Dua Lipa Live LLP, të paraqitura në “Companies House”.
“Dua ka ecur ngadalë në biznesin e saj, dhe tani është një nga interpretueset më të suksesshme të popit”, ka thënë një burim i industrisë për 24-vjeçaren.
“Llogaritë e fundit tregojnë se ajo është duke shkuar hapave të Ed Sheeran. Duke pasur parasysh që ajo është pesë vjet më e re dhe nëse ajo vazhdon në këtë trajektore, së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, vazhdon më tej burimi.
Muajin e kaluar, Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili ka arritur të renditet një ndër albumet më të suksesshme në botë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel