Muzikë
Dua Lipa vallëzon nën tingujt e muzikës shqipe
Ylli botëror i muzikës me prejardhje kosovare, Dua Lipa, po vazhdon t’i shijojë pushimet në bregdetin shqiptar, transmeton albinfo.ch.
Dua po poston fotografi dhe video nga vizita e saj në Shqipëri, duke i ndarë me 70 milionë fansat e saj në Instagram, bukuritë natyrore të vendit.
Lipa shoqërohet nga familjarët e saj, miqtë dhe i dashuri, Anwar Hadid. Dhe është e natyrshme që aty të mos mungojnë as ndejat me ushqime e muzikë tradicionale kosovare e shqiptare në vilat luksoze të Sarandës.
Kjo u vërejt edhe në videon e fundit të postuar nga ylli i muzikës pop, ku Dua shfaqet duke vallëzuar me gotë të mbushur me ujë në kokë, teksa e valëvit shaminë e rrethuar dhe e duartrokitur nga pjesëtarët tjerë të familjes.
Videon, Lipa e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ma vërteto që je shqiptar, pa më treguar që je shqiptar”. Çka nënkupton se vet vallëzimi, muzika dhe atmosfera në këtë ndejë e tregojnë prejardhjen e këngëtares, të cilën asnjëherë nuk e ka fshehur dhe me mburrje i përfaqëson rrënjët e familjes së saj, anembanë botës.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë